PARA NESH ËSHTË VITI I LAPTOPËVE
Analistët parashikojnë se gjatë vitit 2008 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të shiten më shumë laptopë sesa desktopë (kompjuterë tavoline). Edhe pse këto parashikime ekzistojnë me vite, tash edhe në të vërtetë do të mund të realizoheshin. Gjatë vitit 2007 në tregun amerikan u shënua rritja e shitjes së laptopëve për 21%, derisa gjatë të së njëjtës kohë, shitja e desktopëve ka shënuar rënie prej 4%. Në numra, kjo është 31.6 milionë laptopë të shitur dhe 35 milionë desktopë.
Nuk është e vështirë të konkludohet se ky dallim po zvogëlohet aq shpejt sa që gjatë vitit 2008 do të shiten më shumë laptopë sesa desktopë. Këtij pohimi i shkon në favor edhe zvogëlimi i dallimeve në performansa të dy llojeve të kompjuterëve dhe rënia e vazhdueshme e çmimit të laptopëve.
Gjatë vitit 2007 është rritur edhe numri i pikave për internet wireless (pa tela), prandaj nuk është për t’ua zënë për të madhe as institucioneve edukative, të cilat nga studentët kërkojnë blerjen e laptopëve.
Në fund të fundit, edhe kompanitë e mëdha çdo ditë e më shumë po kthehen blerjes së laptopëve, andaj IDC parashikon që deri në vitin 2011, 66% e kompjuterëve të blerë për afarizëm do të jenë laptopë.
Krejt këto trende, të shënuara në SHBA, por janë shumë të ngjashme në pjesën tjetër të botës andaj mund të presim edhe tek ne që gjatë vitit 2008 të shohim prani më të madhe të laptopëve.
Originally posted 2009-04-19 17:16:34. Republished by Blog Post Promoter

