Jun
23rd

Telefonat celulare demtojne memorien

Files under Siguri | Leave a Comment

Telefonat celulare demtojne memorien

Në një studim të kryer është bërë e ditur se katër për qind e të anketuarve nuk kanë në gjendje ta mbajnë mend numrin e tyre personal të telefonit, ndërsa dy të tretat e anketuarve nuk janë në gjendje të kujtojnë ditëlindjen e më shumë se tre shokëve ose të afërmeve të tyre, njofton agjencia Reuters.

Hi-tech rinia në këtë aspekt qëndron shumë më keq se gjeneratat më të moshuara. Personat nën moshën 30-vjeçare janë më pak në gjendje të kujtojnë numrat e telefonave ose ditëlindjet e të tjerëve, se ata mbi moshën 50-vjeçare.

Sipas këtij studimi, dy të tretat e të anketuarve kanë thënë se, shfrytëzojnë pajisje elektronike për “mbamendje” të datave të rëndësishme.

“Njerëzit e kohës së sotme duhet të mbajnë mend më shumë se ata që kanë jetuar përpara, mirëpo sot ata më shumë shfrytëzojnë pajisjet elektronike se trurin e tyre”, ka deklaruar, Ian Robertson, profesor i psikologjisë nga Dublini.

Për realizimin e këtij studimi, janë anketuar 3.000 njerëz.

Originally posted 2009-04-19 17:06:52. Republished by Blog Post Promoter