PARA NESH ËSHTË VITI I LAPTOPËVE
Analistët parashikojnë se gjatë vitit 2008 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të shiten më shumë laptopë sesa desktopë (kompjuterë tavoline). Edhe pse këto parashikime ekzistojnë me vite, tash edhe në të vërtetë do të mund të realizoheshin. Gjatë vitit 2007 në tregun amerikan u shënua rritja e shitjes së laptopëve për 21%, derisa gjatë të së njëjtës kohë, shitja e desktopëve ka shënuar rënie prej 4%. Në numra, kjo është 31.6 milionë laptopë të shitur dhe 35 milionë desktopë.
Nuk është e vështirë të konkludohet se ky dallim po zvogëlohet aq shpejt sa që gjatë vitit 2008 do të shiten më shumë laptopë sesa desktopë. Këtij pohimi i shkon në favor edhe zvogëlimi i dallimeve në performansa të dy llojeve të kompjuterëve dhe rënia e vazhdueshme e çmimit të laptopëve.
Gjatë vitit 2007 është rritur edhe numri i pikave për internet wireless (pa tela), prandaj nuk është për t’ua zënë për të madhe as institucioneve edukative, të cilat nga studentët kërkojnë blerjen e laptopëve.
Në fund të fundit, edhe kompanitë e mëdha çdo ditë e më shumë po kthehen blerjes së laptopëve, andaj IDC parashikon që deri në vitin 2011, 66% e kompjuterëve të blerë për afarizëm do të jenë laptopë.
Krejt këto trende, të shënuara në SHBA, por janë shumë të ngjashme në pjesën tjetër të botës andaj mund të presim edhe tek ne që gjatë vitit 2008 të shohim prani më të madhe të laptopëve.
Originally posted 2009-04-19 17:16:34. Republished by Blog Post Promoter
Posted by Drejtori |
No Comments »

Zevendes presidenti i Acer Europe, Massimo D’Angelo, duke folur per All-In-One Pc Z5600, do te shfrytezoj funksjonin multi tuch qe perfshihet ne Windws 7, qe do te jete ne shitje duke filluar qe nga data 23 tetor.
Nese nje kopjuter qe punon me nje sistem operativ windows 7 dhe qe do te jete i disponueshem duke filluar qe nga data 23 tetor, normalisht sistemi operativ duhet te leshohet Oem me perpara se kjo date.
Lajmi si gjithnje nuk ka gjet as pergenjeshtrim as konfermim nga ana e Microsoft, dhe pse nje gje e tille tashme pritej prej kohesh… Në ankth për të hedhur poshte imazhin negativ qe ka fituar kohet e fundit me sistemin Vista , ndermarja ka te bere te ditur qe versioni Release Candidate qe do dale neser per shkarkim me lishenc 1 vjecare.. do te jete e vetmja ne llojin e saj sepse do te ndiqet direkt nga versioni Rtm pra perfundimtar.
Originally posted 2009-05-04 18:55:15. Republished by Blog Post Promoter
Posted by Drejtori |
No Comments »

Nese jeni nje anetar i cili per motive te ndryshme ( per hobby , per pune apo per kohen e lire) lexon shum web faqje blog etj , ateher Internet Text Speaker eshte nje strument qe duhet ta provoni eshte nje nder programet me te mire ne leximin me ze te faqjeve web , pika me e forte e tij eshte se mund te lexoj cdo lloj teksti te seleksjonuar ne nje faqje web.
Mbasi te keni installuar programin, mjafton te nenvizoni tekstin qe duam te lexojm,dhe klikojm me butonin e djathte te miut(mouse) dhe zgjehim opsioni“Speak Text” dhe menjeher do te filloj leximi i tekstit te seleksjonuar.
Ky program eshte shum i vogel vetem (654 Kb) dhe integrohet ne menyne e shfletuesve si firefox dhe internet explorer, fatkeqesisht ky program punon vetem ne platformen windows
Originally posted 2009-05-10 15:38:06. Republished by Blog Post Promoter
Posted by Drejtori |
No Comments »