Jun
23rd

Telefonat celulare demtojne memorien

Files under Siguri | Leave a Comment

Telefonat celulare demtojne memorien

Në një studim të kryer është bërë e ditur se katër për qind e të anketuarve nuk kanë në gjendje ta mbajnë mend numrin e tyre personal të telefonit, ndërsa dy të tretat e anketuarve nuk janë në gjendje të kujtojnë ditëlindjen e më shumë se tre shokëve ose të afërmeve të tyre, njofton agjencia Reuters.

Hi-tech rinia në këtë aspekt qëndron shumë më keq se gjeneratat më të moshuara. Personat nën moshën 30-vjeçare janë më pak në gjendje të kujtojnë numrat e telefonave ose ditëlindjet e të tjerëve, se ata mbi moshën 50-vjeçare.

Sipas këtij studimi, dy të tretat e të anketuarve kanë thënë se, shfrytëzojnë pajisje elektronike për “mbamendje” të datave të rëndësishme.

“Njerëzit e kohës së sotme duhet të mbajnë mend më shumë se ata që kanë jetuar përpara, mirëpo sot ata më shumë shfrytëzojnë pajisjet elektronike se trurin e tyre”, ka deklaruar, Ian Robertson, profesor i psikologjisë nga Dublini.

Për realizimin e këtij studimi, janë anketuar 3.000 njerëz.

Originally posted 2009-04-19 17:06:52. Republished by Blog Post Promoter

Jun
23rd

Secret Disk,Per te bere te padukshem dhe te mbrojtur diskun e ngurt (hdd)

Files under Siguri, Windows | Leave a Comment

cassaforte

Secret Disk eshte nje program me lishenc FreeWare, nje program mjaft interesant dhe i dobishem per shum persona
sepse me ane te ketij programi ju mund te beni qe disku juaj te jete i mbrojtur dhe i fshehur, e gjitha kjo behet me ane te menyse grafike qe eshte mjaft e thjesht ne perdorim.
Sapo te keni mbaruar installimin e programit ju duhet te zgjidhni nje kod sigurie (PassWord) (qe do ju duhet ta perdorni kur te keni nevoje te rihapni diskun) mbas kesaj procedure ju mund te beni trasferim, shpetim ,fshirje skedaresh nga disku i ngurte.
Njeher qe keni mbaruar komplet modifikimet per ta bere te fshehur pra te padukshem diskun tuaj ju duhet te veproni
keshtu  shkoni ne System Tray dhe klikoni mbi programin Secret Disk, ne kete menyre kemi fshehu diskun e ngurte.
Per ta rikthyer te disponueshem, dukshem diskun e ngurte ju duhet te shkoni tek programet dhe te hapni Secret Disk dhe me pas ju kerkon kodin e sigurise te vendosur me pare… dhe sapo te vendosni kodin dhe te klikoni ok do te shikoni diskun tuaj si me pare…
Ky program keshillohet per ata persona qe kan te dhena personale ne nje disk te ngurte dhe duan qe njerezit mos te futen dhe te shikojn permbajtjen e tije..

Shkarko (Download )Secret Disk

Originally posted 2009-05-10 15:14:30. Republished by Blog Post Promoter

Jun
23rd

Anetaret Tashme TE Lodhur Nga Sherbimi I Twitter

Files under Interneti | Leave a Comment

twitter

Twitter Dhe pse i pelqen protagonisteve te Webit , duke filluar nga Facebook deri tek  Google , mbase eshte pak si shum i mbivleresuar: sipas nje sondazhi te fundit, qe u  zhvillua nga perdoruesit Amerikan te internetit, platforma
e microblogging  nuk arrin te fitoj besueshmerine  e perdoruesve te saj.

Mbas nje muaj perdorim, Nielsen Online tregon se 60% e anetareve te rregjistruar, braktisin Twitter  per te mos u rikthyer me, por ky rezultat eshte ende pozitiv duke konsideruar ate te pak muajve me pare qe ishte 70%.
Popullariteti i sherbimit eshte rritur ndjeshem fale publicitetit te bere nga personazhe publike si:

Prezantuesja Oprah Winfrey, aktori  Ashton Kutcher dhe kengetarja Britney Spears. Madje dhe Presidenti i SHBA e ka perdorur kete sherbim gjate fushates elektorale.

Rritja e ketij sherbimi nuk do te zgjase shum sipas parashikimeve (behet fjale per anetaret qe vendosin te qendrojn)
qe eshte e barabarte me 40%, qe eshte shum e ulet ne krahasim me Facebook dhe MySpace,te cilen kan nje perqindje te pakten te dyfisht.

” Twitter u rrit shum shpejt ne muajt e fundit, por nuk do te jete ne gjendje te mbaje nje rritje te vazhdueshme, nese nuk rrit nivelin e besueshmerise tek perdoruesit ” Ka shpjeguar David Martin zevendes presidenti i Nielsen.

Originally posted 2009-05-01 17:31:47. Republished by Blog Post Promoter