PARA NESH ËSHTË VITI I LAPTOPËVE
Analistët parashikojnë se gjatë vitit 2008 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të shiten më shumë laptopë sesa desktopë (kompjuterë tavoline). Edhe pse këto parashikime ekzistojnë me vite, tash edhe në të vërtetë do të mund të realizoheshin. Gjatë vitit 2007 në tregun amerikan u shënua rritja e shitjes së laptopëve për 21%, derisa gjatë të së njëjtës kohë, shitja e desktopëve ka shënuar rënie prej 4%. Në numra, kjo është 31.6 milionë laptopë të shitur dhe 35 milionë desktopë.
Nuk është e vështirë të konkludohet se ky dallim po zvogëlohet aq shpejt sa që gjatë vitit 2008 do të shiten më shumë laptopë sesa desktopë. Këtij pohimi i shkon në favor edhe zvogëlimi i dallimeve në performansa të dy llojeve të kompjuterëve dhe rënia e vazhdueshme e çmimit të laptopëve.
Gjatë vitit 2007 është rritur edhe numri i pikave për internet wireless (pa tela), prandaj nuk është për t’ua zënë për të madhe as institucioneve edukative, të cilat nga studentët kërkojnë blerjen e laptopëve.
Në fund të fundit, edhe kompanitë e mëdha çdo ditë e më shumë po kthehen blerjes së laptopëve, andaj IDC parashikon që deri në vitin 2011, 66% e kompjuterëve të blerë për afarizëm do të jenë laptopë.
Krejt këto trende, të shënuara në SHBA, por janë shumë të ngjashme në pjesën tjetër të botës andaj mund të presim edhe tek ne që gjatë vitit 2008 të shohim prani më të madhe të laptopëve.
Originally posted 2009-04-19 17:16:34. Republished by Blog Post Promoter
Posted by Drejtori |
No Comments »

Mesa duket nuk do te ket emrin Psp-4000( si vazhdim i modelit Psp-3000 qe u prezantua shtatorin e shkuar)
por Psp Go! ne ndryshim me modelet e para’ardhes ky versjon do te kete disa ndryshime te reja. Gjenerata e re e PlayStation Portable,sipas disa lajmeve nga Shtepia Sony mund te jete e disponueshme ne shtator ne Japoni, me pas ne tetor/nentor ne USA per me pas te shtrihet ne te gjithe boten shitja e ketij modeli. Mesa duket versionet duhet te jene 2, me ndryshim te memorjes se brendshme qe do te jene nga 8 Gb dhe 16 Gb Te perbashket do kene panelin e kontrollit qe sic shihet ne figure eshte me Slide (shine) nuk do te jete me e disponueshme as Drive Umd, e cila eshte zevendesuar nga nje dyqan online nga ku mund te shkarkohen lojrat e ndryshme. Per momentin nuk ka me asnje lajm tjeter mbi keto modele, por ka shum mundesi qe sony te dale ne panairin E3 Expo qe do te zhvillohet ne Los Angeles nga 2 deri ne 4 qershor per te prezantuar kete model te PlayStation Portable ( Psp Go!).
Originally posted 2009-05-01 17:00:37. Republished by Blog Post Promoter
Posted by Drejtori |
No Comments »

Tashme dihej prej kohesh qe NOKIA kishte nje interes te madhe per sektorin, gjithnje e ne rritje te Netbook; disa zera qe flisnin per nje bashkepunim midis intel dhe Nokia jan konfermuar sote nga Anand Chandrasekher , manaxheri gjeneral i Intel Ultra Mobility Group. Marreveshja midis gjigandit Finlandes te telefonise dhe ndermarjes Santa Clara , te ciles i perkasin sektoret e meposhtem;
Telefonat celular,netbook,dhe ne pergjithsi te gjith dispozitivet e levizshem.
Behet fjale per nje marreveshje te nje rreze te madhe qe shkon pertej nje qarku elektronik ,ne fakt do te krijohet
nje paltforme qe do te ofroje produkte hardware,softwear dhe sherbime.
Objektivi eshte qe te rritet fuqia e paisjeve te levizshme(portable device) derisa te behen te ngjashem me nje kompjuter.
Ne kete menyre Nokia ka ndermend te perforcje prezencen e saj ne merkaten e telefonise se levizhme,qe gjithnje e me shum po i ngjason asaj te kompjuterave ultra te holle…
Originally posted 2009-06-23 22:27:53. Republished by Blog Post Promoter
Posted by Drejtori |
No Comments »